Shuma prej 100 milionë eurosh e ndarë për buxhetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2022, është më e larta prej se kjo forcë është krijuar.
Nga këto para, 30 milionë euro pritet të destinohen vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit.
Koloneli, Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit
Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci thotë se ushtria para se të vendosë se për çfarë lloj armatimi të shpenzojë, duhet të bëj analizë.Me qëllim që t’i ndihmohet FSK-së, në mars të këtij viti qeveria formoi Fondin e Sigurisë, në të cilin qytetarët mund të kontribuojnë me të holla.