Nga këto para, 30 milionë euro pritet të destinohen vetëm për armatimin e ushtrisë së shtetit.
Koloneli, Sefer Isufi thotë se forca tashmë ka kontraktuar disa dronë dhe është në proces të kontraktimit të sistemeve më të avancuara dhe bashkëkohore të armatimit.
“Kemi një kapacitet të kontraktuar të dronëve të cilat kanë për detyrë sistemin po themi apo angazhimin në procesin e zbulimit e vëzhgimit. Jemi në proces të kontraktimit edhe sisteme të tjera të mbrojtjes që kapin edhe komponentin e sistemit të mbrojtjes ajrore, sistemin anti-tank dhe kuptohet sistemin konvencional të këmbësorisë dhe artilerisë së lehtë”, tha Isufi