Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lipjan.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”.
Ahmeti ka thënë se personat e dyshuar nuk janë kapur akoma dhe se policia dhe prokuroria janë duke punuar për arrestimin e tyre.
“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”.