Ky program, i cili titullohet “Nëntoger në Forcat e Armatosura”, ofrohet nga QSU dhe është shkollim profesional i nivelit të 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë kadetët me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të ushtruar të gjitha funksionet e profesionit të oficerit të ri ushtarak. Programi është i ndarë në 4 vitet e studimit të cilat përbëhen nga modulet e ndara sipas nivelit të njohurive për vitet përkatëse:

– Viti I- Shkathtësi bazike ushtarake;
– Viti II- Shkathtësi të nevojshme për operim me njësi të vogla ushtarake;

– Viti III- Shkathtësi të nevojshme për të operuar në nivelin taktik;

– Viti IV- Shkathtësi ushtarake për të kuptuar dhe mbështetur nivelin operacional.

Përpos anës teorike dhe komponentëve të saj, programi mbështetet fuqishëm në punën praktike e cila e kulmon me ushtrimet fushore të QSU-së. Aktiviteti kryesor i këtij programi është Kampi i Avancuar i QSU-së (ushtrim fushor) i cili realizohet në fund të çdo viti akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *