Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor ka realizuar trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”.
Ushtarët e FSK-së janë nisur në një mision të vështirë.Por rruga deri atje është e gjatë andaj edhe duhet të udhëtojnë me varka.E rrugëtimi i tyre mund të has edhe në vështirësi.Ndërkohë pasi bie errësira duhet edhe motivim për ushtarët për ta kaluar më lehtë këtë aksion.E sfidat gjatë rrugës sa shkojnë e shtohen andaj u duhet ta përdorin edhe litarin për të mbërritur në cak.
Në fakt ky është një trajnim i organizuar nga FSK-ja i quajtur “Simboli i Ujkut”.Ky trajnim është organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor.Ky llogaritet të jetë njëri prej trajnimeve më të avancuara dhe me sfiduese me të cilat përballen pjesëtarët e FSK-së.