Krerë të institucioneve të Kosovës si dhe përfaqësues ndërkombëtarë me mision në Prishtinë, i kanë dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Ministri Sveçla ka thënë se “grupe të ndryshme kohes se fundit kanë realizuar disa sulme në atë zonë”.Reagimet pasuan njoftimin e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë.