Në kuadër të stërvitjeve përgatitore për pjesëmarrje ne garën prestigjoze ndërkombëtare “Cambrian Patrol 22 ” në Mbretërinë e Bashkuar, Regjimenti i tretë i Këmbësorisë është duke zhvilluar stërvitje të avansuara.

Qëllimi i këtyre stërvitjeve është që pjesëtarët të ju nënshtrohen stërvitjeve sfiduese me qëllim të rritjes së gatishmërisë individuale dhe ekipore për të treguar sukses në fushbetejë. Këto janë edhe fushat në të cilat ekipet e ushtrive pjesëmarrëse në këtë garë do të vlerësohen.

Ushtarët tanë si gjithnjë, tregojnë nivel të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *