Ministria e Mbrojtjes në kuadër të Planit Strategjik Operacional të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka planifikuar 14 objektiva. Prej tyre 13 janë përmbushur me sukses ndërsa një është në proces.

Ky rezultat nuk duhet të na bëjë komod, por duhet të na motivojë që të punojmë edhe më shumë në përmbushjen e të gjitha objektivave dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve tona.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave, avancimin e ushtrisë, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *