Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas pretendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila përgjatë një konference deklaroi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë investuar vetëm 5 për qind të buxhetit në investime kapitale.

Mehaj ka thënë se përbrenda periudhës së qeverisjes së derimëtanishme janë ndarë mbi 50 milionë euro për armatim.

“Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët”, ka shkruar ndër të tjera ai në ‘Facebook’.

“Është kontradiktore dhe e çuditshme se si kryeministri një javë më parë përmendte luftën, ndërsa investon vetëm 5% të buxhetit për investime kapitale në Ushtrinë e Kosovës. Do të thotë nga 53,936,000 euro për investime kapitale, Ministria e Mbrojtjes ka ekzekutuar vetëm 2.820.457 euro, duke e lënë kështu Ushtrinë e Kosovës pa armatim, pa pajisje dhe pa sisteme të mbrojtjes”, thuhet në postimin e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *