Ne kuader te monitorimit te puneve qe po behen ne terren Nenkryetari Lushtaku në shoqërimin e drejtorit të Sherbimeve Publike kane vizituar punimet në rehabilitimin dhe çbllokimin e kanalit të ujërave të zeza në fshatin Qubrel
Nenkrytari Lushtaku ka shfaq pakenaqesit nga cilësia e dobët te punimeve qe ishin kryer gjatë vitit të kaluar në infratrukturen e kanaleve të ujërave të zeza, e per kete gjë është zotuar se punët infrastrukturore do të kryhen me paramasa të qarta dhe sipas standardeve të kërkuara !
Postimi i tij i plotë:
“Në Qubrel për të parë nga afër punën në rehabilitimin dhe zhbllokimin e kanalit të ujërave të zeza, probleme të cilat janë shkaktuar nga cilësia e dobët e punimeve dhe punët shkel e shko. Punët infrastrukturore ose do të kryhen me paramasa të qarta dhe sipas standardeve të kërkuara ose nuk do të bëhen fare!”