Toger Geci ka filluar akademinë ushtarake në QSU në vitin 2014, ka shërbyer si Udhëheqës Togu në Regjimentin e 3-të të Këmbsorisë dhe pastaj si Komandant i Gardës Ceremoniale të FSK-së. Kurse, që nga shtatori i vitit 2021 është pjesë e QSU-së si Instruktor.
Ne jemi më se të lumtur që instuktori ynë ka qenë pjesë e programit të shkëmbimit të personelit, me një akademi aq prestigjoze siç është Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst. Përvojat e reja dhe praktikat e vyeshme që kontribojnë në zhvillimin e kadetëve tanë, janë të mirëpritura nga stafi ynë. Në ushtritë bashkëkohore, kudo në botë, akademitë ushtarake gjenerojnë praktika të reja dhe çasje sa më të kohës që të përgatisinë oficerët e rinjë për sfidat më të reja të kohës.QSU qëndron e përkushtuar në edukimin e udhëheqësve në shërbim të atdheut dhe në misione paqeruajtëse me aleatët tanë!