Një ambient i sigurt dhe i parrezikshëm nga materiet helmuese dhe radioaktive është mision i Kompanisë së Materieve të Rrezikshme(KMRR) të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ata së bashku me partnerët tanë strategjik, KFOR-in, NALT-in, janë në terrene të identifikuara si burim i rrezikut, puna e tyre e pandalshme ka bërë të mundur identifikimin dhe eliminimin e shumë materieve që janë rrezik për jetën e qytetarëve.

Inspektimi i fundit është realizuar në fabrikën ,,Metaliku” të komunës së Gjakovës, ku është verifikuar gjendja e fuqie të mbetjeve industriale të ri-ambalazhuara në fillim të vitit nga KMRR e FSK-sëFSK është e përkushtuar në eliminimin e të gjitha rreziqeve, për të krijuar ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *