Mitrovicë- Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e paraburgimit ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arif e Faton Lushtakut, të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokati i Faton Lushtakut, Agron Hoti.

“Të tre janë liruar nga paraburgimi, tash e tutje do të mbrohen në liri. Ky është një vendim që është dashtë me u marrë kohë më parë”, tha Hoti.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku, Arif e Faton Lushtaku ishin në paraburgim që nga 4 korriku 2022.

Vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e kishte vërtetuar Apeli më 20 krrik 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *