Sot në sesionin tjetër të kuvendit, u diskutua për ngërçin e grevës në arsim. Deputetët propozuan zgjidhjet dhe prezantuan qëndrimet e tyre në lidhje me të.
Vëmendje mori deputeti Haxhiu i cili gjatë leximit të kumtesës së tij u ndërpre nga një deputet i Vv-së me disa pëshpërima. Haxhiu e ndërpreu fjalimin dhe u drejtua me ofendime të rënda: “Ti p’i dishe krejt kanë e mbështes e kanë jo e krejt! Rri more qaty palohu!”
Kujtojmë që nuk është hera e parë që Haxhiu sillet agresiv ndaj deputetëve të pozitës.