Vizitë në KBI-në e Skenderajit dhe në Kullën e Jasharajve
Sot Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë Sead Paqarizi me bashkëpuntorë vizituan KBI-në e Skenderajit me ç’rast u informuan rreth historikut të Këshillit, për aktivitetet e deritanishme, sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen.
U zotuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy këshillave.
Më pas, në shoqëri të kryetarit të KBI-së në Skenderaj Ibrahim Hoti me bashkëpunëtorë, vizituan Prekazin dhe Familjen emblematike dhe heroike Jashari, ku u mirëpritën nga kryefamiljari Baci Rifat Jashari.
Me rrespekt,
KBI Malishevë
29.09.2022