Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka përkujtuar demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë vitit 1997, duke publikuar një foto nga dita e demonstratës ku shihet në ball të organizimit të saj (personi i rrumbullaksuar me ngjyrë të kuqe).

Ai në rrjetin e tij social Facebbok publikoi një foto nga pjeesëmarrja në këto demonstrata, duke thënë se si “pjesëmarrës, organizator dhe kordinues mes Unionit të Pavarur të Studentëve dhe SHP te UÇK-së them se kjo ngjarje ndikoi edhe më shumë në vendosmërinë e shumë studentëve që nga studimet t’i bashkohen UÇK-së”, transmeton “Veriu.info”.

Postimi i plotë

Demonstratat paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës të vitit 1997, senzibilizuan opinionin kombëtar e ndërkombëtar.
Demonstratat studentore ngriten vetëdijen kombëtare dhe u bënë kthesë për veprim, për t’i rrokur armët se Serbia nuk kuptonte mjetet paqësore.
Si pjesëmarrës, organizator dhe kordinues mes Unionit të Pavarur të Studentëve dhe SHP te UÇK-së them se kjo ngjarje ndikoi edhe më shumë në vendosmërinë e shumë studentëve që nga studimet t’i bashkohen UÇK-së.
Në atë kohë ishim të bashkuar studentët dhe mësimdhënësit rreth një ideali, ndërkaq sot, të ndar nga inatet personale, nga xhelozia, nga ambicia e sëmurë për pushtet.
Të gjithë atyre djemëve dhe vajzave e profesorëve idealist ua uroj këtë ditë të shënuar në historinë më të re të popullit shqiptar Një Tetor 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *