Milaim Zeka është i ftuar i radhës i Ilir Mirenës në intervistën që realizon Periskopi dhe transmetohet në televizionin 7.
Zeka flet për ditën kur lëshoi studion televizive, si shenjë demonstruese për replikat ndaj Halil Matoshi bërë nga një analist.
Lexo Edhe:
Lako je izgubiti 14 kg za 2 sedmice! Učinite to na prazan stomak
Dugolli pranon fajësinë për punimin plagjiat: Dënomëni, kam gabu që i kam …
“Nuk lejoj me ma fy intelegjencën mu, e Halil Matoshit e të tjerëve, ju jeni dolëgju para Vuçiqit. Unë nuk lejoj.
Kjo garda revolucionare e Homeinit që rrin 24 orë tuj na sha neve, na erdhi dita që bubrreci i quajtur Albin Kurti, me iu thanë amerikanëve edhe evropianëve me iu thanë jo, jo, jo me na refuzu.
Këtë sovranitet në logjikën dhe konceptin politik të gardës revolucionare të Homeinit, nuk e gëzon në raport me SHBA-të”, tha ai.
“Unë e paguaj shtrenjtë që e them gjithmonë të vërtetën. Po të doja me qenë pjesë e turmave, nuk do të kisha ra në burg në 81-tën, turmat kanë qenë me Titon. Ne që na kanë burgosë, na i kanë vra familjet, ky (Kurti) arriti me injektu në turma që s’ka pasë luftë, që komandantat janë hajna, ky arriti me këtë frymë te zorra e trashë e Serbisë që u lëshu në trojet shqiptare, domethënë 100 vjet kjo bima e fëlliqtë e Serbisë, ka bi këtu dhe pipat sllavë po na shajnë” tha Zeka.