Jack Smith nuk është më kryeprokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Amerikani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të cilët e ka ushtruar nga maji i vitit 2018, njofton KlanKosova.tv.

Është Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, që ka njoftuar për emërimin e Smith si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vijim.

I pari është ai për hetimin e dosjes gjyqësore në distriktin e Kolumbisë, nëse ndonjë persona ose subjekt ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe certifikimit të tyre.

Hetimi i dytë më të cilin do të merret Smith ka të bëjë me disa dokumente të klasifikuara dhe të dhëna të tjera presidenciale si dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi.

“Duke pasur për bazë zhvillimet e fundit, përfshirë shpalljen e ish-presidentit [Donald Trump] se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe synimin e deklaruar për të qenë kandidat, kam arritur në përfundim se është në interes që Smtih të emërohet si Këshilltar Special”, ka thënë Garland.

“Ky emërim thekson përkushtimin e Departamentit të Drejtësisë për pavarësi dhe përgjegjshmëri në çështje të ndjeshme. Kjo lejon prokurorët dhe agjentët që ta vazhdojnë punën e tyre me shpejtësi dhe të marrin vendime të udhëhequr vetëm nga faktet dhe ligji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *