Buffalo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përjeton stuhinë historike dimërore si pasojë e efektit të borës së Liqenit. Kur ajri i ftohtë Arktik takohet me lagështinë e Liqeneve të Mëdha në Amerikë atëherë vjen deri te reshjet e dendura të borës në ato zona.

Reshje të fuqishme bore të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë filluan dje në Buffalo të Nju Yorkut dhe po vazhdojnë edhe në këto çaste dhe pritet të vazhdojnë deri nesër. Ende priten reshje të dendura bore herë pas here.

Përderisa në Amerikë kanë filluar goditjet serioze dimërore, Evropa ende po vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe Atlantiku. Vetëm në veri të Evropes dhe lokalisht në pjesët qendrore të Kontinentit të vjetër bora është paraqitur nëpër ulëtsira.

Shikoni pamjet nga Buffalo e Amerikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *