Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit të infermieres Aurona Pelaj për lirim nga paraburgimi, pas vendimit të dhënë më 3 nëntor nga Gjykata e Pejës për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Klan Kosova ka zbuluar se sipas vlerësimit të gjykatës, nëse njëra nga infermieret gjendet në liri, ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale dhe nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende. Po ashtu, të njëjtat, sipas gjykatës, mund të ndikojnë edhe tek e dëmtuara që për rastin që i ka ndodhur nuk është deklaruar ende për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Infermieret e qendrës “Orenda” në Pejë u arrestuan për shkak se ushtruan dhunë ndaj një të moshuare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *