Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot përsëri ka pranuar një telefonatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se pati një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.
Kurti tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
Ndryshe, çështja e konvertimit të targave KM në RKS dhe vendimet e Qeverisë që pas fazës së qortimit të vozitëseve të filloj faza e gjobitjes, kanë shkaktuar tensione në mes Kosovës dhe Serbisë.
Frank and important phone conversation with State Undersecretary Derek Chollet on the necessity for a full normalization agreement with Serbia centered on mutual recognition, with a focus on the security situation in Kosova coupled with the rule of law.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 18, 2022