Burime të Rajonit brenda policisë kanë njoftuar se para pak minutash ka ndodhur një rast i aksidentit rrugor në fshatin Runik të Skënderajt.
Po bëhet fjalë për aksidentimin e një këmbësori nga një veturë.
I lënduari në këtë rast është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Rajoni do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë të rëndësishme rreth këtij rasti.