Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmë ishte në Drenas ku ka takuar qytetarët dhe përfaqësues të subjekteve politike për të diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend.
Kreu i DD-së, Driton Ajazi ishte pjesë e këtij takimi i cili ka sqaruar pjesmarrjen aty.
“Fokusi i bashkëbisedimit ishte dialogu dhe situata politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend dhe pozicioni ynë karshi aleatëve tanë ndërkombëtar”, ka thënë Ajazi, transmeton DrenicaOnline.
Postimi i plotë i Ajazit:
Sonte, me ftesë të Kryetarit të degës së AAK-së në Drenas, z.Beqir Kiqina, si përfaqësues i DD-së, së bashku edhe me Asambleistin z.Hamit Haxhiu, mora pjesë në bashkëbisedimin me Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj dhe me bashkëqytetarë dhe me përfaqësues të subjekteve tjera politike nga Komuna jonë. (Vijon poshtë reklamave)
Fokusi i bashkëbisedimit ishte dialogu dhe situata politike, ekonomike dhe e sigurisë në vend dhe pozicioni ynë karshi aleatëve tanë ndërkombëtar!
Shqetësimet e këtyre sferave politike, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë, pos që duhen bashkëbiseduar nga të gjithë ne, duhet edhe zgjidhja të jetë në kohë e me përkushtim maksimal nga të gjithë akterët e përfshirë në këto procese dhe ato te jenë në të miren e të gjithë qytetareve të Republikes së Kosovës dhe në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtar, e veqmas nga SHBA, si partner i ynë strategjik në të gjitha proceset që nga lufta e deri më sot.