Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është 64-vjeçari, Bislim Brahimi, nga qyteti i Skenderajt.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *