Kubetini ka aplikuar për dokument fiks qe një mua.
Por tash e tridhjetë ditë i është dhënë përgjigja e njëjtë.
E kjo pritje e saj do të vazhdojë deri në janarin e vitit 2023.
Fatin e njëjtë e kishte edhe Lendi Haliti.
Shqetësimin e këtyre personave të cilët janë në pritje për pasaporta e patentë shoferë, në Kuvendin e Kosovës e ngriti deputetja Time Kadrijaj.
E për këtë nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se janë duke bërë përpjekjet maksimale që të sigurohet ky material.
“Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit. Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët tanë se po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë materialin e nevojshëm duke mundësuar kështu prodhimin dhe furnizimin me dokumente personale brenda afateve dhe pa vonesa andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve rreth situatës së krijuar”, thuhet në sqarimin e MPB-së.
Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu ka bërë të ditur se me material furnizohet nga një kompani gjermane.