Përkrahësi i VV-së që është edhe analisti nëpër televizione kosovare, Sadri Ramabaja, me një gjuhë të mos-durimit ka sulmuar ashpër dy liderët opozitarë, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ramabaja ka krahasuar vizitën e Krasniqit dhe Abixhikut në Amerikë me “gara të bukurosheve në konkursin për mis”, duke nënkuptuar se ata vizituan Amerikën vetëm për të fituar pushtet në vend.

Ramabaja ka skandalizuar edhe më shumë duke thënë se Krasniqi e Abixhiku “mjafton që ta gëzojnë “natën e gjerdekut”” (gjerdeku* – Dhomë e shtruar për dhëndrin e nusen në natën e parë të martesës).

“Vizitën e pompuar të dyshes opozitare kosovare — Krasniqi & Abdixhiku në SHBA, sa edhe heshtjen ogurzezë të Tiranës zyrtare për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës dhe paralajmrimin e luftës, prandaj jam i prirë t’i shikoj disi në prizmën e garës së bukurosheve në konkursin për mis, e që objektiv kanë “grabitjen” e bandillit qoftë ai edhe bandit, mjafton që ato ta gëzojnë “natën e gjerdekut”, rspektivisht pushtetin për ca vite.”, ka shkruar ai.

“Kjo çoroditje e klasës politike shqiptare, respektivisht e një pjese të saj, po ndodhë meqë, duket se krerët e saj me kohë kanë marrë arratinë nga idealet fisnike të rilindasve tanë. Prandaj ata Shtetin nuk e shohin si konstrukt të qëllimit racional: një institucion që garanton mbrojtjen dhe interesat e qytetarëve, rrjedhimisht të Kombit, por vetëm si mundësi për ta gëuzuar pushtetin.”

Shkrimi i plotë i tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *