Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sipas kryediplomatit të BE-së, propozimi në fjalë ka qenë i pranueshëm nga Vuçiq.
“Pres nga Kosova që menjëherë t’i suspendojë fazat e mëtejshme që kanë të bëjnë me ri-regjistrimet e veturave në veri të Kosovës dhe nga Serbia t’i suspendojë lëshimin e licencave të tjera duke përfshirë edhe ato KM”.
“Kjo do të krijonte kohë dhe hapësirë për palët që të shikojnë për zgjidhje në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve”.