Banori i radhës i Big Brother VIP Kosova është aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria Owns.
Se çfarë do t’i dhurojë ky personazh shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, mbetet të shohim në vazhdim!
Për të parën herë në një Big Brother VIP, futet një çift. E ku tjetër mund të ndodhte kjo, përpos në Big Brother VIP Kosova?
Çifti simpatik, Alisa Maloku dhe Urim Çela kanë hyrë në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova për të konkurruar për çmimin e madh prej 200.000 eurosh.
Dyshja e famshme e rrjeteve sociale, e cila deri më tani e pranishme në publik më tepër ka qenë përmes fotografive, intervistave televizive e videove interesante në YouTube e TikTok, tashmë do ta shfaqin veten pranë jush 24/7 përmes kamerave të BBVK.
Big Brother VIP Kosova vjen tek ju përmes Klan Kosova dhe ArtMotion.
Ylli i muzikës së viteve të 90-ta, Bekim Latifi për publikun i njohur si MC Beka është banori i radhës i spektaklit të Big Brother VIP Kosova.
Me natyrën e tij komunikative dhe disponimin pozitiv që edhe e karakterizon si personalitet, MC Beka do të shpalosë pranë jush rutinën e tij të të jetuarit brenda një shtëpie të bukur e unike siç është ajo e Big Brother VIP Kosova.
Edhe një gjë! MC Beka është po ashtu banori më i vjetër në shtëpi, ndërsa atë dhe banorët e tjerë të shtëpisë, do të mund t’i ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion.
I njohur si protagonist i emisionit kushtuar dashurisë, Andi Artani tanimë ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa do të shfaqë personalitetin e tij të krijuar nga jetesa mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Andi, që veten e ka sfiduar edhe në pozitën e prezantuesit televiziv, i njohur edhe për natyrën e tij me goxha vetëbesim pritet të sjellë anën e tij të paparë nga publiku deri më sot përmes eksperiencës në Big Brother VIP Kosova.
Spektakli Big Brother VIP Kosova do të vijë pranë jush përmes Klan Kosova dhe ArtMotion.
Vivien Thano erdhi nga Shqipëria për tu bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova
Personazhi televiziv goxha i njohur sidomos në Shqipëri, Vivien Thano është banorja e radhës që sapo ka hyrë në ambientet e shtëpisë më me jehonë në trojet shqipfolëse.
Thano, e cila vjen nga qyteti i Durrësit tashmë njihet për pjesëmarrjet e saj nëpër formate të ndryshme televizive, veç se një gjë është e sigurt – ajo nuk ka qenë kurrë pjesë e një spektakli aq gjigant siç është Big Brother VIP Kosova.
Madje, Vivieni pëlqen shumë dhe botën e sportit, në veçanti volejbollin dhe basketbollin.
Tani neve na mbetet të shohim se si do ta përballojë ajo jetesën brenda shtëpisë së BBVK dhe çfarë do të dhurojë Thano për publikun shqiptar.
Big Brother VIP Kosova ka filluar transmetimin ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.
Këngëtarja Ana Kabashi është zyrtarisht vajza e parë që shkel në hapësirat e shtëpisë më të famshme në vend, atë të Big Brother VIP Kosova.
Ylli i hitit “Dashni” do të jetë pjesë e kastit VIP të këtij spektakli gjigant, ndërsa publiku do të ketë mundësinë ta njoh atë si personazh të përditshëm jashtë video klipeve dhe intervistave televizive.
Kabashi njihet për talentin e saj në të kënduar dhe gjatë kohës që ajo do të kalojë në shtëpi sigurisht që do t’i argëtojë edhe banorët, por edhe publikun me interpretimet “Live”.
Ndiqeni Big Brother VIP Kosova përmes ekranve të Klan Kosova dhe ArtMotion.
Rep artisti i famshëm kosovar Getinjo, bëhet banori i parë që futet në hapësirat e shtëpisë më me nam të momentit, atë të Big Brother VIP Kosova.
Ylli i hitit “Pare” tanimë zyrtarisht konkurron për çmimin prej 200.000 eurosh të vëllait të madh.
Shtëpia madhështore e vendit sapo hapi dyert me një super spektakël.
Big Brother VIP Kosova nisi transmetimin me një show fantastik me nikoqirët, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.
Big Brother vjen për herë të parë në Kosovë me një shtëpi që u cilësua si ndër më të bukurat e viteve të fundit dhe me një shpërblim 200 mijë euro për fituesin – çmim ky më i madhi i dhënë ndonjëherë në rajon në kësi lloj formati, njofton Klankosova.tv.
Rrini gati pasi shumë shpejt fillon edhe zbulimi i banorëve të shtëpisë gjigante.
Banorët do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në dy kanale në ArtMotion 24 orë çdo ditë të javës.
“Prime” do të ketë të hënave dhe të premteve, ndërkaq program special do të ketë të dielave.