Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar rreth sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, shkroi se sulme të tilla janë të papranueshme.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare. Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, ka shkruar Sveçla

Ai shtoi se zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetar në një vend demokratik, duke shtuar se policia ka filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

“Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjell para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme. Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *