Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar KFOR-in që ta garantoj lirinë e lëvizjes. Sipas Kurtit KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë e të sigurtë i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim.“Bllokomi i rrugëve publike me automjete të rënda për të pengu lirinë e lëvizjes nga banda kriminale që qëllojnë mbi policinë tonë e mbi policinë e EULEX-it jo vetëm që është e pa pranueshme por duhet të jetë edhe i pa përsëritshëm kurdo në të ardhmen” – u shpreh Kurti.“KFOR po kërkon pak kohë që shpejtë ta kryej këtë punë ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje le të quhet zbutje por për të mirën e përgjithshme jemi t`u e zgjedh rrugën më të mirë të mundshme” – u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *