Liljana nga Amerika është një nga qytetaret e cila shpesh jep mendimin e saj për tema të ndryshme në “Aldo Morning Show”, në Tv Klan. Këtë të premte ajo dha mendimin e saj në lidhje me temën nëse duhet që gruaja pas 35 viteve martesë të ndahet për shkak se burri e qëllon me pëllëmbë, ajo ka thënë se gjithçka varet nga situata por një herë nuk mundtë jetë shkak për ndarje.
Por dukej se diçka tjetër po e shqetësonte Liljana. Ajo ka treguar se vajzat e reja bëjnë shumë gabime. Sipas saj shumë vajza të reja nga fshati martohen me Amerikë dhe pasi marrin pasaportat ndahen nga burrat duke shkatërruar familjet. Liljana dukej shumë e revoltuar për shkak të këtyre ngjarjeve që me siguri janë situata të cilat i ka përjetuar nga afër ndoshta nga familja “e një shoqeje”.