Sa hap e mbyll syte ti, une, e kushdo mund te humbase gjithcka, humbet shtepine, prindin, femijen, ndaj kjo jete nuk ka kuptim pa nje ritakim mes te afermish qe nuk pate mundesi t’u thuash as lamtumire.

Sot ne Turqi dhe Siri degjohet vetem nje fjali: “Te Zotit jemi, tek Ai do te kthehemi.” Askush i ardhur ne kete bote te mbushur me sprova te ndryshme nuk do t’i shpetoje vdekjes. Te gjithe do te ringjallen Diten kur jetimi nuk do te pranoje te hyje ne Xhennet pa marre prinderit e tij. Diten kur Profeti (a.s.) do te ndermjetesoje per ata qe duruan dhe besuan ne veshtiresi ekstreme. Ku shoku do te lutet per shokun, e mbi te gjitha Zoti do te meshiroji pa kufi duke ndare 99 pjese te meshires per ate Dite dhe nje pjese te vetme te saj per jeten ku ne jetojme.

Durimi ne kete dite eshte i pergjakshem deri ne kocke, te duhet force, te duhet te fshish lotet, te cohesh perseri ne kembe dhe te vazhdosh te ecesh, kjo eshte jeta e kesaj bote, ku gjunjet te behen plage duke u rrezuar. Ndaj duaj ke te duash nje dite do te ndahesh prej tij.

Sahabet Profetin e Zotit (a.s.) e donin me shume se femijet, se vetet e tyre dhe nje dite u ndane mes dhimbjeve dhe loteve, por rrugen e tij kurre nuk e lane. Sepse ardhja ne kete bote eshte nje kohe e shkurter per te udhetuar ne te perjetshmen, aty ku nuk ka me veshtiresi, nuk ka me vdekje, mes nje shoqerie te larte profetesh e njerezish te drejte, qe mbase ne kete bote nuk ishin te famshem, por tek Zoti kishin pozita te larta.

O Zot meshiroji te vdekurit nga termeti ne Turqi dhe Siri, sheroi te plagosurit, lehtesojua veshtiresite te gjalleve, jepu durim dhe force te ringrihen me te forte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *