Është futur ditën e sotme në shtëpinë më të njohur në Shqipëri fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’, Ilir Shaqiri. Teksa banorët duhet të silleshin sikur nuk e shikonin, pavarësisht provokimeve që Iliri u bënte, duket se ajo që nuk ka rezistuar dot ka qenë Olta.

Teksa e ka përqafuar dhe e ka pyetur për familjen, Oltës menjëherë i është kujtuar loja dhe ka reaguar dukë thënë: E prisha, e prisha… Nuk ka munguar dhe një kundërpërgjigje nga Iliri i cili i është kthyer: Ti e ka prishur me kohë.

Nuk dihet nëse Iliri ia ka thënë këtë gjë në kuadër të lojës që ishin duke zhvilluar apo si një mesazh për lojën dhe performacën e saj brenda shtëpisë, mengjithatë banorët kanë vijuar të qetë diskutimin më tej.

Ajo që bie menjëherë në sy është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë.

Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *