Edhe spe përditë po ndodhin aksidente fatale me viktima në mosha të rë, mesa duket nuk ka gjë që i ndërgjegjëson shqiptarët.
Vik.tima e radhës vjen nga Dibra, sërish në moshë të re.Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër, në fshatin Melan.
Raportohet se një mjet që drejtohej nga një 18 vjeçar ka dalë nga rruga, duke u përmbysur pranë një përroi dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjeri 20 vjeç, Armend Spahiu.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk ka arritur me shenja jete pranë spitalit rajonal të Peshkopisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.
Dibër/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”,
ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.