Komentatori i çështjeve politike në vend, Krenar Shala, ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së tensionuar në katër komunat e banuara me shumicë veriore në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shala ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këto veprime kanë ngritur për qindjen e përkrahjes nga populli ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

“Se di a osht tu e kuptu Amerika që me qeto veprime ja ka ngritë në 80% përkrahjen e popullit të Kosovës kundrejt Mr. Binit. Allo!”, shkroi ai.

Se di a osht tu e kuptu Amerika që me qeto veprime ja ka ngritë në 80% përkrahjen e popullit të Kosovës kundrejt Mr. Binit. Allo!

Posted by
Krenar Shala
on
Tuesday, May 30, 2023
Kujtojmë që gjatë takimit të sotëm të gazetarëve dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ky i fundit ka shprehur kritika të mëdha në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier ka konfirmuar sanksionimin ndaj Kosovës, duke thënë se përjashtimi nga stërvitjet ‘Defender Europe 2023’, është pasoja e parë për vendin tonë.

Ai ka thënë se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *