Sot në një seancë të veçantë janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët po diskutojnë rreth zhvillimeve të fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit. Të gjitha këto zhvillime nisën tashë e pesë ditë si kundërpërgjigje rreth zgjedhjeve të kryetarëve shqipatrë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka drejtuar akuza të rënda ndaj të parit të vendit, Albin Kurtit.
Lideri i AAK-së, në adresimin e tij tek deputetët ka thënë se Kurti është sinonim i poshtrimit deri në pabesi dhe për këtë arsye Haradinaj kërkoi shkarkimin e Qeverisë Kurti duke i ftuar deputetët të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës:

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.”- shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *