Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka bërë thirrje tek qytetarër për bashkëpunim rreth identifikimit të vendodhjes të personit në foto
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.”- ka shtuar Policia.
Në komunikatë, gjithashtu janë treguar disa raste të veprave penale të dyshuarit sikurse, tentim vrasje ndaj policëve në detyrë që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192.