Raste të shumta paraqiten brenda 24 orëve në Policin e Kosovës, ku njëra ndër ta ishte edhe rrahja në mes fqinjëve.

Një rast i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një njësi policore kishte dalë në rrugën ‘Nënë Tereza’ për shkak se atje kishte ndodhur një rrahje mes disa personave të cilët janë fqinj mes vete.

23-vjeçari i cili dyshohet se ka sulmuar edhe zyrtarin policor është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar që i riu të hetohet për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *