Skenderaj Press

skenderajpress.com

Gjendet pa shenja jete personi që dje kërkohej nga Policia e Kosovës!

Gjendet pa shenja jete personi që dje kërkohej nga Policia e Kosovës!

Është gjendur pa shenjë jete Jeton Sokol Markaj, personi që u raportua si i zhdukur nga policia të premtën.

Ai është gjetur i vdekur para pak minutashnë fshatin Gllaviqicë të Pejës. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia në Pejë

Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, dje kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një person të zhdukur.

Bëhej fjalë për JETON (Sokol) Markajn, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *