Kryetari i degës së PDK’së dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftar për dy aderime në PDK.
Kështu ka bërë të ditur Lushtaku në një postim në facebook.
“Asambleisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dardan Shala, njëherësh ish kryetar i Degës së AAK-së në Skenderaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Alban Shala, sot edhe zyrtarisht u bashkuan me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka njoftuar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Asambleisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dardan Shala, njëherësh ish kryetar i Degës së AAK-së në Skenderaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Alban Shala, sot edhe zyrtarisht u bashkuan me Partinë Demokratike të Kosovës.
Dardanit e Albanit ju dëshiroj mirë se ardhje në shtëpinë tonë politike dhe bashkërisht do të punojmë për ta bërë Kosovën ma të mirë, duke mbështetur fuqishëm listën tonë të kandidatëve për deputetë në krye me kryeministrin Bedri Hamza.
#PDK131