Lajme

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug prezanton rezultatet e punës për vitin 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, sot ka prezantuar punën, angazhimet dhe aktivitete e realizuara gjatë vitit 2024.

Për të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellë këtë drejtori, prezantoi Drejtori i DRP-Mitrovicë Jug, Kolonel Afërdita Mikullovci, ku të pranishëm në këtë prezantim ishin: Drejtori i Departamentit të Rendit Publik, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, si dhe mysafirë nga institucionet tjera.

Kolonel Mikullovci, gjatë prezantimit të rezultateve të punës gjatë vitit 2024, theksoj se përkundër angazhimeve të veçanta në rrethanat dhe specifikat që e kanë përcjellë rajonin tonë, falë vullnetit, iniciativave, punës, përkushtimit, angazhimit, dhe seriozitetit tonë, kemi arritur që vitin ta përmbyllim me sukses në shumë fusha, e kryesisht në rënien e numrit të përgjithshëm të rasteve, në -7.6% si dhe, veprat penale në -9.8% në krahasim me vitin 2023.

Po ashtu gjatë vitit 2024 rezultate pozitive janë shënuar në zbulueshmerinë e rasteve prej 80.0% si dhe rënie të veprave penale si ato të rasteve: vrasje -75.0%, grabitje -75.0%, vjedhje -43.2%, zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik -3.0%, ngritje e numrit të konfiskimit të armëve pa leje me +22.9% ne krahasim me vitin paraprak. Krahas këtyre rezultateve konkrete,

May be an image of 1 person and text

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu njëkohësisht ka ndërmarrë një mori aktivitetesh parandaluese, duke përfshirë realizimin e projekteve, fushatave, dhe ligjëratave me tema të ndryshme që prekin interesin dhe sigurinë e qytetarit, me mbi +50% në krahasim me vitin 2023.
Kolonel Afërdita Mikullovci ka ritheksuar se rezultatet janë te përbashkëta që kanë rezultuar në parandalimin e këtyre veprave, ku përveç përkushtimit të policisë, esenciale mbetet përkrahja dhe bashkëpunimi me qytetarët si dhe me institucionet përkatëse.

Në fund të prezantimit, për zyrtarët meritor gjatë vitit 2024, janë shpërndanë mirënjohje.