Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar sot në komunën e Skenderajt për të takuar përkrahësit e mundëshëm në zgjedhjet parlamentare.
Por, i njëjti nuk u mirëprit nga disa drenicakë.
Me thirrje “Samia, Samia, Thaçi, Thaçi”, u brohorit nga turma që doli për t’ia treguar kundërshtimet e tyre ndaj tij.
