Ditë me parë u rivendos posteri i Albin Kurtit në një pronë private në hyrje të Skenderajt, i njëjti është dëmtuar sërish nga persona të paidentifikuar, të cilët i’a kanë vënë zjarrin, shkruan rajoni.org.
Hysni Mehani, përfaqësues i VV’së në Skenderaj, ka reaguar për vandalizmin e shkaktuar.
“KQZ e KKZ, Policia e Kosovës e vezhguesit vendorë e të huaj, duhet ta ndalin këtë presion ndaj një familje që ka vendosur të shpreh lirshëm bindjet e saja politike”, ka shkruar Mehani në facebook.
