Mergim Lushtaku pritet nga hoxha Ekrem Avdiu: Hoxhallarët janë shtylla e rëndësishme e shoqërisë sonë
Lushtaku ka thënë së oxhallarët, si Ekremi, janë shtylla të rëndësishme të shoqërisë sonë, të cilët për shekuj me radhë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe shpirtëror të popullit tonë.
Postimi i plotë:
Përtej angazhimeve politike, sot në Mitrovicë, pata nderin të vizitoj Hoxhën e nderuar Ekrem Avdiu, kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, së bashku me kandidatët Xhafer Preteni dhe Fatbardh Rexha.
Hoxhallarët, si Ekremi, janë shtylla të rëndësishme të shoqërisë sonë, të cilët për shekuj me radhë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe shpirtëror të popullit tonë.
Faleminderit për mikpritjen dhe për punën e palodhshme në shërbim të komunitetit!