Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar sot aksident derisa ishte “live” në rrjetin social Facebook në qytetin e Drenasit.
Përderisa ai po fliste për Drenicën, dëgjohet një zhurmë dhe pas të bërtitura.
Në video duket se Kuka është lënduar dhe veturat kanë pësuar dëme gjatë përplasjes.

Në vendin e ngjarjes siç shihet në incizimin e drejtpërdrejtë, kanë arritur edhe Ambulanca dhe Policia.
Momentin mund ta ndiqni në këtë video: