Peci selam protestuesve të Skenderajt nga Drenasi: Ndaq le të gjujnë me ujë, ndaq me petarde, s’na ndalin
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, nga tubimi në Drenas iu ka dërguar mesazh protestuesve në Skenderaj, që protestuan kundër tubimit të VV-së atje.
“Nga Seknderaj po vijmë këtu. Dhe dua ta përsëris një deklaratë që e pata dhënë njëherë në Kuvend, por me modifikime, ndaq le të gjujnë me ujë ndaq me petarde, nuk ka kush që e ndal Kosovën”– është shprehur Peci.