Nëntë të lënduar nga aksidenti zingjiror në Gjilan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se nga ky aksident, nëntë persona kanë pësuar lëndime të lehta.

”Ju njoftojme se me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zingjir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta.

Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojn rrethanat e këtij rasti.” tha ai.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *