Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha po shijojnë disa ditë pushimesh në Maldive. Sipërmarrësja e njohur ka ndarë shpesh foto nga plazhet e bukura me rërë të bardhë, por vëmendjen e marrin dy postimet e fundit.

Në një fotografi ku çifti është shtrirë në rërë mbi një çarçaf teksa pas tyre është një peizazh përrallash, Rezarta ka pozuar me një trupore të zezë me dekolte të hapur, prej së cilës ka ekspozuar njërën anë të gjoksit. Ajo ka përdorur njërën dorë për ta mbuluar, ndërsa ka shpjeguar edhe domethënien:

“Desha t’i shpjegoja maldivjotëve kush është Rozafa te ne”, shkruan ajo.

Në një foto tjetër, sërish në çift, por kësaj here e veshur me një komplet plazhi rozë, Rezarta i ka dedikuar një shkrim të ëmbël bashkëshortit:

“Shoku im më i mirë… Në të mirë e në të keqe… 17 vite plot dashuri së bashku edhe kur kemi pasur të gjithë botën kundër… Sepse bota ime e vetme je ti dhe princesha jonë e vogël”, thotë ajo duke iu referuar familjes së tyre./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *