Futbollisti me origjinë shqiptare, kapiteni i zviceranëve Granit Xhaka është shpallur lojtari i vitit në Zvicër.

Përmes një postimi në Instagram, Xhaka shkruan se ndihet shumë krenar për këtë titull të marrë.

Futbollisti i shpreh mirënjohjen të gjithëve për mbështetjen, teksa thotë se kjo do të thotë shumë për të.

“Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Faleminderit shumë për mbështetjen, me të vërtetë do të thotë shumë për mua”, shkruan Granit Xhaka. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *