Reshjet e dendura të borës dëmtuan infrastrukturës elektrike në Poloni, veçanërisht në provincat e saj jugore.

Zjarrfikësit ndërhynë gati 5000 herë në të gjithë vendin duke riparuar linjat e energjisë.

Bora dhe reshjet bënë që rrugët në shumë provinca të ishin të pakalueshme.

Në malet Tatra u shpall niveli i tretë i rrez ikut të ortekëve.

Ndërkohë që deri në 20 centimetra borë ra në Republikën Çeke gjatë fundjavës.

Përkeqësimi i motit bëri që aksѕidentet të shtoheshin si dhe të kishte vonesa të shumta në transportin publik.

Instituti Hidrometeorologjik Çek paralajmëroi se reshjet e borës do të kthehen gjatë fundjavës, me deri në 15 centimetra borë në 24 orë, veçanërisht në zonat malore.

Për shkak të reshjeve të borës është rritur numri i aksѕidenteve. Ndonëse rrugët janë kryesisht të kalueshme duhet kujdes i shtuar sidomos në zonat malore.

Stuhia e dëborës pritet të godasë Britaninë e Madhe edhe në javën e parë të shkurtit. Probleme të shumta janë verifikuar në Gjermani dhe Kroaci, ku dëbora ka bllokuar autostradat dhe ka shkaktuar akѕsidente të shumta rrugore./euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *